Buka është produkti ushqimor më i lashtë, i përdorur gjerësisht nga njerëzimi si baza e ushqimit, burim i lëndëve ushqyese të domosdoshme dhe jetësore për organizmin sepse përmban proteina, karbohidrate, kripëra minerale, vitamina etj.
Në vlerat ushqyese të bukës ndikon lloji i miellit, mënyra e bluarjes si dhe teknika e gatimit. Buka përmban afërsisht 50-60% karbohidrate të cilat furnizojnë muskujt dhe gjithë organizmin e njeriut me energji.
Gjithashtu buka përmban fibra, të cilat ndihmojnë aparatin tretës të organizmit tonë. Pikërisht falë përmbajtjes së fibrave buka rregullon gliceminë në gjak dhe krijon ndjenjën e ngopjes. Buka përmban edhe sasi të vogla yndyre, e cila varion 1 – 4%, në varësi të miellit të përdorur për prodhimin e saj.
Më poshtë po ju rendisim dhjetë gjërat të cilat ndoshta nuk i keni ditur më parë për bukën.
1. Njerëzit kanë konsumuar bukën 10.000 vjet p.k
2. Në Mbretërinë e bashkuar njerëzit hanë 113 gram bukë në ditë, ndërto 76 gram i konsumojnë gratë.
3. Shpikësi i bukës ka qenë skllavi romak Marcus Vergilius Eurysaces në shekullin e parë. Atij i erdhi ideja nga kali i tij i cili shtypte baltën në një pellg uji, duke ecur në mënyrë rrethore.
4. Shmangni personat që nuk pëlqejnë bukën dhe fëmijët.
5. Artrophagous do të thotë “të hash bukë”, ndërsa Artolatry është “adhurimi i bukës”.
6. Pan de Campo ose e quajtur ndryshe buka e kaubojsave, është bërë buka zyrtare e Teksasit në vitin 2005.
7. Në Britaninë e Madhe, 32% e bukës është e shkuar dëm
8. Në Britaninë e Madhe shiten gati çdo ditë 12 milion bukë, 76% e të cilave janë të bardha.
9. Otto Rohwedder shpiku bukën me feta në 1982. Ai është gjithashtu i njohur për mbështjelljen e saj me gazetë, për ta mbajtur më të freskët.
10. Shitja e bukës së parë me feta është cilësuar si një hap gjigant në industrinë e pjekjes së bukës. Prej saj doli dhe shprehja popullore “Gjëja më e mirë që prej ndarjes së bukës në feta”.