Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Këto 3 turiste kanë çmendur Italinë, lahen në mes të sheshit (Foto)

Tre turiste nuk kanë arritur t’i rezistojnë temperaturave të nxehta në kryeqytetin italian dhe me bikini janë futur në shatërvanin 400 vjeçar “Fontana dell’Acqua Paola”.
Foto e tre turisteve janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe reagimet e italianëve të zemëruar nuk kanë munguar. Italianët janë ndjerë tepër të fyer për mungesën e respektit nga këto të reja për monumentin e shekullit të 17, ndërsa kanë kërkuar edhe dënimin e turisteve.

Edhe pse tre turistet nuk janë identifikuar, komentuesit në rrjetet sociale kanë dalë në përfundimin se vajzat mund të jenë nga Anglia ose Gjermania.

Exit mobile version