Kjo është hera e parë që ai bën një lidhje publike.
Erik Lloshi, këngëtari që bëri për vete shumë fansa me këngën “Ajo është Ajo”, sapo ka prezantuar tek të dashurën e tij. Ai nuk i ka bërë asnjëherë publike lidhjet e tij dhe është treguar tepër i rezervuar në jetën private. Por, këtë herë postimi i tij në Instagram, ka ngjallur dyshime tek fansat.
Eriku shfaqet në shoqërinë e një vajzeje brune, ku duken mjaft të afërt. Menjëherë ndjekësit e tij kanë komentuar dhe e kanë uruar çiftin e ri për lidhjen e tyre. Deri tani, Eriku nuk e ka pranuar dhe as nuk e ka mohuar këtë gjë. Nëse midis tyre ka diçka më tepër, mbetet ta zbulojmë me kalimin e kohës.
Fjalët kyçe
Erik LloshiTemat
Showbiz