Shëndet

Ja pse disa njerëz kërcasin dhëmbët kur flenë

By FIRST CHANNEL

July 12, 2016

Nëse në mëngjes zgjoheni me dhembje koke të padurueshme, një shkaktar mund të jetë edhe kërcitja e dhëmbëve gjatë natës.

Ndjenja e stresit lind brenda kokës sonë, ndërkaq efektet e gjendjes së tillë shumë shpejt transferohen tek nofullat tona.

Tensioni i krijuar mbetet në qafë dhe nofullat tona. Ankthi i vazhdueshëm bashkuar me këto efekte shkakton kërcitje të dhëmbëve gjatë natës. Mjekësia këtë gjendjeje e quan bruksizëm dhe mund të shfaqet nga niveli nga i ulët deri te sëmundja serioze.

A mund të ndalohet kërcitja e dhëmbëve? Për të zvogëluar këtë problem, para së gjithash, duhet reduktuar stresi. Gjithashtu duhet edhe të shmangni kafeinën dhe alkoolin, të cilët përkeqësojnë këtë gjendje, shkruan express.

Është shumë e dobishme edhe bartja e maskës mbrojtëse për dhëmbë, të cilën mund ta gjeni tek stomatologu.