ISIS-i në Irak organizon Lojërat Olimpike Xhihadiste (Foto)

Edhe pse i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) ka ekzekutuar kohët e fundit lojtarët e futbollit në Siri, anëtarët e grupit terrorist kanë organizuar lojërat olimpike xhihadiste në Irak, të tilla siç edhe mund t’i shihni më poshtë në fotografi.

Russia Today shkruan se ky event, duket më shumë i ngjashëm ku luajnë fëmijët në një festë ditëlindjeje se sa që ju do të mund të prisnit, që në të tilla raste do të luanin ekstremistët, transmeton lajmi.net.

Kjo lojë mendohet të ketë ndodhur herët gjatë këtij muaji në Tal Afar në Irak i cili kontrollohet nga ISIS.

Pamjet janë publikuar nga mbikëqyrësit kundër terrorizmit.

Ditë më parë po ashtu u publikuan pamje nga grupi monitorues ‘Raqqa po masakrohet në heshtje”, ku disa futbollistë u vranë nga ISIS pasi u dyshuan si spiunë ndaj kurdëve.

Atyre iu hoqën kokat në mënyrë publike, para shumë fëmijëve herët gjatë këtij muaji./lajmi.net

Untitled-6

Temat
BotëLajme

Të afërta