Në Europianin e zhvilluar në Francë nuk ka dalë vetëm fitues Portugalia, por edhe disa kombëtare të tjera. Gazeta irlandeze “The Irish Time”, e cilëson Shqipërinë si një ndër 5 vendet që meritojnë që të cilësohen si fitues nga ky kompeticion. “Shqipëria është një tjetër fituese e këtij kompeticioni, që ia arriti qëllimit, duke marrë një fitore shumë të veçantë në këtë kompeticion të madh. Rruga deri këtu ishte e gjatë dhe me peripeci, nëse kemi parasysh çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që i dha fitoren për ndeshjen me Serbinë, e ndërprerë për shkak të dhunës. Apeli i Shqipërisë rezultoi i suksesshëm. Pas humbjeve të pamerituara me Zvicrën dhe Francën në grup, ku Shqipëria luajti mirë, gjithë përpjekjet u finalizuan nga ai gol i Armando Sadikut, i cili mposhti Rumaninë dhe ndezi skenat e një gëzimi të shfrenuar. Kjo tregon se futbolli prodhon disa momente të paharrueshme. Një sukses ishte edhe për trajnerin Giani De Biasi, të cilit iu dha më parë nënshtetësia shqiptare. Një arritje historike në futbollin europian për Shqipërinë, që tani mund të konkurrojë fort, me “armë” më të mëdha”, – shkruan kjo gazetë për Kombëtaren tonë. Katër skuadrat e tjera të vlerësuara, përveç Shqipërisë, ishin Portugalia, Islanda, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.
Irlandezët: Shqipëria ndër 5 fituesit e Kampionatit Europian
Të afërta
- Shkruan: Fadil Maloku, sociolog Magjia e sportit, si një fenomen global, padyshim që ndikon në profilizimin, madje si thuhet edhe nga shume sociologë, edhe në përforcimin dhe fuqizimin e...
- Kampionia botërore në Xhudo, Majlinda Kelmendi, sot po feston ditëlindjen e saj të 28’të. Majlinda ka marrë urime të shumëta nga gjithë shqiptarët, ndërsa një të veçantë e ka...
- Futbollisti i spikatur, Florent Hadërgjonaj, pjesë e skuadrës së Ligës Premiere të Anglisë, Huddersfield Town, sot, është pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro. Florent Hadergjonaj...
- Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi do të shpërblehen për medaljet e arta të fituara muaj më parë. Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Federatën...