I dashuri i Dhuratës feston ditëlindjen pa prezencen e saj ?! (Foto)

Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj përveç muzikës shpesh është përfolur edhe për lidhjen e saj me djaloshin nga Prishtina, Argjent Haradinaj.

Është diskutuar shumë lidhja e tyre, pasi sipas medias kohë më parë ata kanë pasur një krizë.

Kohët e fundit këngëtarja nuk ka publikuar asnjë fotografi me Argjentin, gjë të cilën në fillim e praktikonte shumë.

Ajo është pyetur nëpër intervista rreth statusit të saj, por nuk ka deklaruar se është ndarë nga Argjenti.

Mbrëmë ai ka festuar ditëlindjen por këngëtarja nuk është parë në fotografinë e publikuar nga ai. Argjenti shihet në shoqërinë e miqve të ngushtë në një nga klubet e Prishtinës.

Në anën tjetër Dhurata nuk ka bërë asnjë urim për Argjentin në rrjetet sociale në këtë ditë të veçantë të të dashurit të saj.

Nuk dihet se çfarë po ndodh realisht mes çiftit, por dyshimi për ndarje vjen nga vetë këngëtarja e cila ka publikuar së fundmi titullin e këngës së re “Gabim” e cila do të publikohet shumë shpejtë.

A ka bërë Dhurata “gabim” që është lidhur me Argjentin dhe çfarë fshihet pas krejt kësaj historie, mbetet të shihet nëse kënga e re do të sjellë një përgjigje./Lajmi/

argjent

Temat
Showbiz

Të afërta