I burgosuri vret dy policë në gjykatë në ShBA

Një i burgosur i cili po zhvendosej nga qelia e tij, i ka vrarë me armë zjarri dy oficerë të pr sundim të ligjit në një godinë të gjyqit në shtetit Miçigan të ShBA-së.

BBC njofton se oficerët, të njohur si ndihmës sherif në ShBA, ofrojnë siguri për godinat e gjykatave, përcjell Gazeta Express.

I burgosuri, që po dilte në gjykatë atë ditë, i mori revolen oficerit gjatë një grindjeje dhe më pas hapi zjarr, tha sherifi i Berrien, Paul Bailey.

Njerëzit në gjykatë u strehuan para se oficerët tjerë e qëlluan dhe vranë të burgosurin, tha Bailey.

Një zëvendës sherif dhe një person tjetër u plagosen, të cilët u dërguan në spital, ku ata ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

I burgosuri nuk është identifikuar, ndërsa Bailey nuk deshi të tregojë se për çfarë akuzohej ai./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta