Hungaria ngriti gardh me gjemba, por tani kërkon emigrantë

Hungaria është një nga vendet që ka kundërshtuar me më forcë vendimin e Bashkimit Europian për të marrë një kuotë të caktuar të emigrantëve, që janë larguar nga vendet e tyre si pasojë e luftës.

Për të ndalur fluksin e madh të njerëzve të dëshpëruar, autoritetet shtetërore ndërtuan një gardh me gjemba të shkon deri në 100 milje gjatësi. Ky veprim solli shumë kritika nga ana e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por pavarësisht kësaj Hungaria nuk u tërhoq. Madje, vendi futi në burg disa prej emigrantëve që tentuan të futeshin në vend ilegalisht.

Duke qenë se në Hungari ka një numër më të pakët të punëtorëve, shteti po mendon tani që të ftojë punëtorë, miq, të cilët do të kenë të drejtën që të qëndrojnë dhe punojnë në vend për një numër të caktuar vitesh, por nuk kanë të drejtën e nënshtetësisë.

Ministri i Ekonomisë, Mihály Varga, e ka mbështetur kërkesën e bërë nga Konfederata e Punëtorëve dhe Industrialistëve për të lejuar me mijëra emigrantë nga vendet jashtë BE-së që të vijnë në Hungari, sipas gazetës austriake “Die Presse”. Sipas vlerësimeve, vendi ka nevojë për dhjetëra mijëra emigrant që të mund t’i bëjë ballë mungesës së krahut të punës dhe të ndalojë uljen e ekonomisë.

Por sipas draftit ligjor, vendi kërkon punëtorë miq të aftë, të integrueshëm kulturalisht. Kjo do të thotë se myslimanët nuk janë të mirëpritur.

Sipas ekspertëve, me këtë propozim, shteti po përpiqet që të shmangë reagimet e ashpra nga populli, e për këtë arsye po përjashton ata persona të cilët i konsideron kulturalisht jo të integrueshëm.

“Ata e dinë që do të jetë e vështirë të bindin hungarezët, nisur nga politikat ksenofobe dhe të ashpra ndaj emigrantëve. Retorika e politikanëve ka qenë që çdo i huaj që futet në end do t’ia marrë punon një hungarezi të lindur”, tha Holly Case, profesoreshë e Brown University që studion Europën Lindore. Sipas pas saj, ky plan për të ftuar punëtorët miq nuk do të funksionojë.

“Nisur nga ajo çfarë ka ndodhur më parë, unë mendoj se nëse punëtorët e rinj kanë një zgjidhje mes Hungarisë dhe vendeve të tjera ku retorika ksenofobe ka qenë jo kaq e madhe, ata do të shkonin diku tjetër”.

Shkak i mungesës së krahut të punës në Hungari është fakti që të rinjtë largohen për në vende të tjera të BE-së, kur rrogat janë më të lira. Në hotelet dhe restorantet vendase ka mungesa të mëdha të punëtorëve, e bizneset po vuajnë.

“Shumë të rinj hungarezë nuk shikojnë një të ardhme për veten në Hungari. Qeveria nuk ia ka dalë që ta kthejë qëndrimin në vend në diçka tërheqëse, pavarësisht retorikës së tyre patriote: “Hungaria për hungarezët”.

Për më tepër që lindjet kanë qenë të ulëta e kjo ka bërë që numri i moshës së tretë dhe pensionistëve të rritet.

Edhe vende të tjera, si Gjermania po përballen me këtë situatë. Kancelarja e vendit, Angela Merkel, hodhi idenë që emigrantët e rinj që kanë profesione mund të integrohen në vend dhe të bëjnë të mundur që skema e pensioneve mos të pësojë kolaps. Por deri vitin e kaluar, vetëm 30 mijë refugjatë kanë gjetur punë në Gjermani, ndërkohë që mbërritën më shumë se 1 milion persona.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka zgjedhur një kurs tjetër. Ai ka mbështetur programet për të tërhequr më pak punëtorë profesionistë jo myslimanë dhe gjithashtu ka kritikuar fluksin e madh të emigrantëve që iu drejtuan vendeve të Europës Perëndimore.

Sipas tij, Europa ka rrënjë kristiane dhe është shumë e vështirë për myslimanët që të mundtë përshtaten me kulturën e kontinentit.

Për studiuesin e Akademisë Hungareze të Shkencës, Gabor Bernath, veprimet e kreut të ekzekutivit janë shumë kontradiktore.

“Ai vetëm një vit më parë përpara investitorëve arabë tha se në Hungari, kultura e respektit vazhdon të dominojë ende”.

E ndërsa ministri i Ekonomisë pritet që të vërë në zbatim në muajt e ardhshëm idenë për afrimin e punonjësve të huaj, Orban-i ende planifikon që të shkojë përpara me referendumin e debatueshëm të përcaktuar në muajin tetor.

Votuesit hungarezë duhet që të vendosin nëse BE-ja duhet apo jo të dërgojë emigrantë të larguar nga lufta në Hungari. /gazetashqip

Temat
BotëLajme

Të afërta