Grabitjet e bankave, kryeprokurori Llalla raporton tek Presidenti Nishani

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj zhvilluan sot takime me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Ndonëse ende nuk ka njoftim në lidhje me temat rreth së cilave është diskutuar, vizita e Llallës në zyrën e kreut të shtetit vjen pas dy grabitjeve spektakolare të ndodhura në vend, ajo në aeroportin e Rinasit dhe vetëm një ditë pas një tjetër grabitjeje në bankë, të regjistruar në qytetin e Vlorës.

Mësohet se ne takimin që ka zgjatur rreth 60 minuta, tema kryesore ka qenë informimi i zotit Nishani lidhur me këto ngjarje dhe me ecurinë e hetimeve mbi to.

Presidenti Nishani ka kërkuar nga prokurori i përgjithshëm një pasqyrë të plotë të hetimeve të deritanishme të ndërmarra nga institucioni që ai drejton në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas.

Temat
LajmeRajon

Të afërta