Futbollisti italian me dhuratë për Rihannan (Foto)

Claudio Marchisio është një fans i madh i Rihannas, mirëpo meqenëse nuk mund ta ndjekë nga afër në koncertin e saj në Torino për arsye shëndetësore, ai ka vendosur që t’ia bëjë një dhuratë personale.

“Riri, më vjen shumë keq që nuk mund të jem në koncertin tënd. Jam i sigurt se do të jetë një koncert i shkëlqyer dhe ti do t’i duash njerëzit e Torinos, ata që më bëjnë të ndihem i veçantë sa herë që dal në fushë”, ka shkruar mesfushori i Juventusit në Instagram.

Ai ia ka dhuruar këngëtares një fanellë të Juves me mbishkrimin: “Për Ririn, me dashuri”.

Dhe këngëtarja e famshme amerikane ka pozuar edhe me fanellën e dytë të Zonjës së Vjetër me nofkën e saj ‘BadgirlRiri’.

riri

Temat
BotëShowbizSport

Të afërta