Showbiz

Enca Haxhia, këngëtarja më e dëgjuar në Zvicër (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 12, 2016

Enca Haxhia sot është zgjuar me një lajm të mirë. Mediat Zvicerane paraditen e sotme kanë shkruar për të dhe vetë këngëtarja shprehet shumë e emocionuar.

Në një postim në Instagram Enca ka treguar se është pozicionuar si këngëtarja shqiptare më e dëgjuar në Zvicër.

Pas postimit të Encës Blitz.al kërkoi në portalin “20minuten” i cili e ka pozicionuar “Bow Down” si këngën shqiptare më të dëgjuar në Zvicër e ndjekur nga bashkëpunimi i Gheto Geasy dhe Majk me “Ajo” dhe Capital T me Dhurata Dorën me “Bongo”.

Një gazetë zvicerane i ka dedikuar këngëtares dhe hitit të saj të fundit në bashkëpunim me Noizyn “Bow Down” një artikull rreth suksesit të tyre.

“U zgjova në këtë mënyrë sot dhe me mesazhet tuaja që më tregonit se arrita të pozicionohem në vendin e parë në listat muzikore në Zvicër. Jam shumë krenare dhe e lumtur dhe për faktin se Zvicra është si një shtëpi e dytë në Europë për mua. Unë jetoj për momente të tilla. Muzika nuk njeh kufij.”- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postit.

Woke up to this and to your messages telling me that I made it to spot nr 1 in Switzerland charts 😭😍 makes me so proud and happy,especially since Swiss is my second home in Europe 💖 I literally live for moments like this 🙌🏽 #BowDown Music knows no boundaries 👌 stay tuned for much more 🎧. @zinizin we made it 👑 #20minuten 🇦🇱

A photo posted by ENCA (@encahaxhia) on