Këngëtari Blero Muharremi pas disa dueteve radhazi, po vjen me një këngë solo.
Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari për Gazetën Express.
Ai ka thënë se kënga është në të njëjtën frymë sikurse kënga ‘5’ dhe është punuar nga një numër njerëzish.
“Po jam duke punuar në një këngë të re e cila do të jetë solo. Ky projekt është punuar nga Prygo, Uki Latifi, Fatmir Muja, Astrit Stafa dhe Johan Bejerholm dhe pres që të pëlqehet pasi është këngë e jashtëzakonshme” ka thënë këngëtari.
Këtë këngë, ai pritet që ta publikoj me datën 19 korrik, në ditën kur Blero feston ditëlindjen.
E për herë të parë, këtë projekt muzikor kanë mundësi ta dëgjojnë gjithë fansat e tij në Mitrovicë, pasi që Blero atje do të ketë mbrëmje muzikore ku do shënoj rikthimin e tij pas katër viteve.
I pyetur se përse nuk ka kënduar në vendin nga vjen që katër vite, Blero ka thënë se kjo gjë ka ndodhur për shkak se nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën e organizimeve nga klubet e këtij qyteti.
Këtë mbrëmje, këngëtari thotë se pret që ta kaloj me shumë emocion.