Duke premtuar se na ndihmojnë për të pastruar pa pasur nevojë që të përdorim ujë, nuk është çudi që një paketë e tillë e faculetave antibakteriale është bërë pothuajse gjëja e dytë më e përdorshme në botë.
Sidoqoftë, hulumtues në Universitetin e Cardiff-it thonë se këto faculeta mund të jenë shumë të dobishme, ato gjithashtu nuk po e bëjnë atë që duhet ta bëjnë.
Pasi i testuan një shumëllojshmëri faculetash të tilla në spitale, ata gjetën se largimi i baktereve nga sipërfaqet nuk ishte i madh, dhe në disa raste këto faculeta madje përhapin bakteret.
“Ky është një studim i thjeshtë i cili ka nevojë të përsëritet në një shkallë më të gjerë për të siguruar përfundime më të besueshme, “tha mjeku kryesor Dr. Michael Spira.
Faculetat e lagëta kanë pasur edhe pjesën e tyre të errët të historisë, gjithashtu. Që nga qershori, një foshnje 6-muajshe pësoi një djegie kimike nga faculetat e falsifikuara për fëmijë, një grua tjetër kishte raportuar se kishte gjetur një mi të ngordhur në një paketë të tillë në Norwich, në Kaliforni, disa nga këto faculeta u gjetën se kishin copa qelqi në to.
Shumica e këtyre faculetave mund të shkaktojnë probleme serioze të kanalizimit nëse hidhen në WC, duke formuar bllokadë poshtë në sistemin e kanalizimit.