Dy milionë për Elvana Gjatën (Video)

Qysh prej vitit të kaluar kur publikoi hitin “Love me” me Brunon, Elvana nuk solli asnjë projekt të ri muzikor.

Fillimi i korrikut të këtij viti riktheu këngëtaren me projektin “Njësoj”, shkruan lajmi.net.

Duket se një vit pauzë ja ka vlejtur pasi Elvana erdhi shumë ndryshe, si në këngë ashtu edhe në paraqitjen e saj të thjeshtë në videoklip.

Kënga është pëlqyer shumë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 2 milionë klikime në Youtube dhe vazhdon të dëgjohet.

Nuk dihet nëse ky është projekti i vetëm për këtë verë nga Elvana Gjata.

Temat
Showbiz

Të afërta