Lajme

Dënohen me 53 vjet burg fajdexhinjtë e Shkupit, Haraçinës e Kumanovës

By FIRST CHANNEL

July 12, 2016

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike për hetimin e krimit dhe korrupsionit të organizuar dhe mbajtjes së seancave gjyqësore ku u nxorën dëshmitë e propozuara, sot Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup i publikoi vendimet gjyqësore për të akuzuarit për kryerjen e veprave penale Fajde dhe mashtrim nga Kodi Penal.

Gjithsej të akuzuarve u është shqiptuar dënim me burg prej 53 vjet e 6 muaj, edhe atë individualisht:

Të akuzuarit F.A., dënim me burg prej 11 vite e 6 muaj,

Të akuzuarit A.M., dënim me burg prej 8 vite e 6 muaj,

Të akuzuarit I.A. dënim me burg nga 7 vite e 6 muaj,

Të akuzuarit R.S. dënim me burg prej 9 vite e 3 muaj,

Të akuzuarit F.M., dënim me burg prej 11 vite e 6 muaj,

Të akuzuarit Z.A. dënim me burg prej 2 vite e 6 muaj,

Të akuzuarit SH.B. si komandat i stacionit policor që u ka ndihmuar të dyshuarve në kryerjen e veprave penale, dënim me burg prej 2 vite e 9 muaj,

Një person me vendim të gjykatës është liruar nga akuza., transmeton TetovaSot.