I shtrirë poshtë krevatit të djalit 20 muajsh, i cili ndodhej i shtruar në spital, fotografia e bërë nga Amy Palmer, ku shihet bashkëshorti i saj Andre duke fjetur, është bërë hit në Facebook.
Djali i çiftit u prek nga një krizë e fortë astme dhe u dërgua me urgjencë në spitalin pediatrik të York në Pennsilvani, SHBA.
Vogëlushi u mbajt gjatë gjithë natës në spital dhe prindërit qëndruan me të, por fotografia e babait të përkushtuar i cili duket i mbështjellë si fëmijë, nga frika për të birin ka prekur shumë njerëz.
“Ky është imazhi i një punëtori të madh të përkushtuar ndaj familjes! Pasi ka punuar për gjithë natën, ai është me të birin në spital. Është i lodhur, por është po këtu!!! Çmimi i babait të vitit shkon për Andre Palmer!!!”, shkruan gruaja e tij në Facebook.
Në pak orë fotografia u shpërnda mbi 23 mijë herë dhe muri pëlqime të shumta.