Barcelona transferon “zbulimin” e Gjermanisë në “Euro 2016” (Foto)

Mbrojtësi i Gjermanisë dhe Kolnit, Jonas Hector mund të transferohet në Barcelonë.

Jonas Hector ishte një prej sensacioneve të “Euro 2016”.

Mbrojtësi i Kolnit u dallua me paraqitje të mira për Gjermaninë dhe kjo ka bërë që ai të zgjojë interesim nga klube të ndryshme evropiane, përfshirë Barcelonën.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka njoftuar se Barcelona ka identifikuar Hectorin si përforcimin e nevojshëm në “Camp Nou”, përcjell “Lajmi.net”.

Hector spekulohet se kushton rreth 18 milionë euro, dhe mund të luajë edhe në mesfushë.

245833-1-3
245833-7-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta