Austria konfiskon shtëpinë ku Adolf Hitler kishte lindur (Foto)

Qeveria e Austrisë do ta konfiskojë shtëpinë ku Adolf Hitler kishte lindur në vitin 1889, në mënyrë që të parandalojë atë të mos bëhet një zonë e pelegrinazhit për neo-nazistët.

Pronarja e shtëpisë, një grua vendase pensionere, ka refuzuar t’i përsërisë ofertat për blerjen e shtëpisë në Brunau am Inn, në të kaluarën, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, ekziston një mosmarrëveshje për atë se çfarë duhet bërë tani me shtëpinë.

Ministri i Brendshëm austriak dëshiron që kjo shtëpi të rrënohet, por të tjerët thonë se një muze, apo madje një supermarket do ta depolitizonte atë në mënyrë më efektive se rrënimi.

Shteti austriak e ka marrë me qira shtëpinë që nga viti 1972 dhe për momentin paguan rreth katër mijë e 800 euro në muaj për të.

Në bazë të propozimit të ri, pronari do të pranojë një kompensim të njëjtë me atë që marrin shtëpitë që rrëzohen për të hapur rrugë për projektet hekurudhore.

Ligji për konfiskimin e shtëpisë do të dalë në Parlament.

Nëse kalon, fati i shtëpisë do të vendoset nga një komision i përbërë nga 12 anëtarë nga fushat e politikës, administratës, akademisë dhe shoqërisë civile.

90365669-mediaitem90365668_1468341103-2659715

79826102-79825536_1468341103-9204054

Temat
BotëLajme

Të afërta