Aida Dërguti e VV’së kthehet në Komisionin për AKI (Foto)

Anëtarja e LVV’së në Komisionin parlamentar mbikëqyrës për AKI, Aida Dërguti është kthyer në mbledhjet raportuese të inteligjencës.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes facebook’u, zëvendësdrejtuesja e këtij komisioni, deputetja Duda Bajle, e cila edhe i dëshiroi mirëseardhje koleges Dërguti, shkruan Gazeta Express.

Deputetët e VV’së, si pjesë e bojkotit të Kuvendit, ishin larguar edhe nga mbledhjet e komisioneve, që tashmë në shumicën e tyre janë kthyer, njëjtë siç edhe në seancat parlamentare.

Ndryshe, Bajle, tash e disa muaj drejton mbledhjet e këtij komisioni në mungesë të drejtuesit Haxhi Shala që vjen nga NISMA e që bashkë me AAK’në vazhdojnë bojkotin e Kuvendit.

13620773-654519214711250-8200998301086914088-n_1468329769-9055687

Temat
LajmeVend

Të afërta