Ai është shumë i përfolur në mediat rozë dhe është bërë i pandashëm në ekranet tona, shkruan revista Kosovarja.
Ai ka deklaruar në mediat turke se shpesh ka frikë nga dashuria dhe është totalisht një botë tjetër nga ajo që gjykojnë shumica e femrave.
Para se të martohej me aktoren Fahriye Evcen, ai kishte qenë me një aktore tjetër, Merve Bolugur, e cila pas ndarjes me të nuk ja kishte uruar as ditëlindjen. Lidhja e tyre mori fund shkaku i pranimit të tij për një rol të serialit.
Por, kimia mes tij dhe gruas së tashme kishte filluar që nga serialet. Pas ndarjes me gruan e parë, Fahriye u bë krahu i tij mbështetës me ç rast edhe iu lindi dashuria.
Temat
Showbiz