Botë

Zbulohet ‘misteri’ i dorezës së bardhë të Eder

By FIRST CHANNEL

July 11, 2016

Sulmuesit Eder mbrëmjen e djeshme realizoi një gol fantastik duke i dhuruar Portugalisë fitoren historike të një Kampionat Europian.

Sulmuesi me origjinë nga Guinea, si në çdo gol të shënuar me skuadrën e Lille, edhe këtë herë ka festuar me një dorezë të bardhë në dorë.

Eder ka treguar se i feston golat në këtë mënyrë pasi ndihet mirë dhe nuk ka ndonjë domethënie të caktuar.

“Festimi me dorezën e bardhë? Është vetëm një festim. Më bënë të ndihem mirë dhe më motivon gjithashtu”, deklaroi sulmuesi për gazetën O Jogo pas ndeshjes.