Zbulohet data dhe ftesat e dasmës së çiftit mbretëror, Lekës dhe Elia Zaharias (Foto)

Çifti mbretëror ka nisur të tregojë ftesat e dasmës.

Një detaj që zbulohet është ai në zarf, ku duket qartë simboli i Oborrit Mbretëror.

Ata kanë zbuluar dhe datën e saj. Dasma do të mbahet në 8 tetor.

Edhe pse data duket paksa e largët çifti ka njoftuar për përgatitjen e ceremonisë së tyre, duke nisur që nga ftesat.

Shkrimi i ftesave i është realizuar nga artistit Avni Delvina, që ka dhe vetë një lidhje me famijen mbretërore, pasi është pasardhës i Hiqmet Delvinës, Ministër Drejtësie në qeverinë e Ahmet Zogut, madje ka qënë dhe dëshmitar në dasmën e Ahmet Zogut.

Në postimet e tyre në rrjetin social “Facebook” çifti shkruan rreth ceremonisë dhe tregon çdo ditë detaje të reja.

ftesat1

Ja ç’ka shkruar Princi Leka:“Të dashur miq! Dëshiroj të ndaj me ju disa fotografi të marra gjatë plotësimit të ftesave nga artisti i mirënjohur, Z. Avni Delvina. Përveç punës së tij si piktor dhe grafist, këtë here ai me mjeshtëri të veçantë po përkushtohet në kaligrafinë e emrave të të ftuarve.

ftesa-2

Por, ajo që e bën akoma më të veçantë dhe simbolik këtë moment kaq të bukur të përgatitjeve, është historia që i lidh dy familjet tona. Në foton e dasmës se gjyshërve të mi, Mbretit dhe Mbretëreshës, është pikërisht paraardhësi i tij i nderuar, Z. Hiqmet Delvina, asokohe Ministër Drejtësie, para të cilit Çifti Mbretëror firmos aktin e martesës.Historia përsëritet në mënyrën e saj, asgjë nuk është rastësi.”

Temat
Përgjithshme

Të afërta