VV: Vetëm një qeveri qyqare, fshihet prapa ndërkombëtarëve

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i është përgjigjur homologut të tij nga Qeveria e Kosovës.

Krasniqi e ka pyetur Abrashin nëse ka ndonjë argument më valid, sesa “ndërkombëtarët po thonë kështu”, transmeton lajmi.net

“Vetëm një qeveri qyqare, që kurrë nuk ka vepru si qeveri sovrane, përgjegjëse dhe e vendosur, fshihet vazhdimisht prapa ‘ndërkombëtarëve’”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se është vetë Amerika ajo që ka kontest demarkacioni me Meksikën, për 2 kilometra katror.

“E tash, nëse veç po flasim për ndërkombëtarët dhe Amerikën, a e din Arban Abrashi dhe Qeveria e Kosovës, që Amerika që i ka 9.4 milion km2 territor, tash e 100 vite shtyhet me Meksikën për VETËM 2.4 km2 territor. Kurse Qeveria jonë e mjerë, e Kosovës që i ka vetëm rreth 11mijë km2, ia fal mbi 8000 hektarë Malit të Zi dhe madje s’len gjë pa bërë për me e implementu këtë marrëveshje”, është shprehur Krasniqi.

Reagimi i tij i plotë:

A ka Arban Abrashi, dhe Qeveria në emër të së cilës flet, ndonjëherë në jetën e tyre, ndonjë argument më valid, se sa “ndërkombëtarët po thonë kështu”.

Vetëm një qeveri qyqare, që kurrë nuk ka vepru si qeveri sovrane, përgjegjëse dhe e vendosur, fshihet vazhdimisht prapa “ndërkombëtarëve”.

E tash, nëse veç po flasim për ndërkombëtarët dhe Amerikën, a e din Arban Abrashi dhe Qeveria e Kosovës, që Amerika që i ka 9.4 milion km2 territor, tash e 100 vite shtyhet me Meksikën për VETËM 2.4 km2 territor. Kurse Qeveria jonë e mjerë, e Kosovës që i ka vetëm rreth 11mijë km2, ia fal mbi 8000 hektarë Malit të Zi dhe madje s’len gjë pa bërë për me e implementu këtë marrëveshje.

Pse nuk po i shfrytëzoni këta “ndërkombëtarë” për me e formu Ushtrinë e Kosovës, me e shtri sovranitetin që po cënohet në të katër anët nga Car Lazari e strukturat e Serbisë, por po e përdorni për me e shtypë opozitën tuaj, e me fal territore!

Temat
LajmeVend

Të afërta