Veterani ushtarak amerikan, Mica Johnson, i cili vrau pesë policë në Dallas, javën e kaluar, ishte duke përgatitur komplot të shkallës së gjërë, për te sulmuar pjesëtarët e forcave të zbatimit të ligjit, me gjasë me eksploziv, ka thënë mbrëmë shefi i policisë së Dallasit, David Brown.
Personi afrikano-amerikan, Mica Johnson, 25 vjeçar, kishte thënë se ishte i zemëruar me vrasjet e personave zezakë nga policia dhe dëshironte t’i vriste oficerët e bardhë.
“Ne jemi të bindur se ky i dyshuar kishte plane të tjera”, i tha rrjetit CNN, shefi i policisë së Dallasit, David Brown, raporton REL.
Fjalët kyçe
Mica Johnson