Veseli: UÇK-ja shmangu një Srebrenicë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar masakrën e vitit 1995 që kryen forcat serbe në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës.

Veseli ka shkuar në faqen e tij në Facebook se “11 Korriku 1995 mbetet ditë kujtimi dhe dhembjeje, sepse kujtojmë Srebrenicën, masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Srebrenica është dëshmi se verbëria nacionaliste dhe fetare është e rrezikshme, e papranueshme”, thuhet më tej në shkrimin e Veselit.

“Edhe ne ishim viktimë e këtij mentaliteti, por, falë UÇK-së dhe aleatëve tanë, u shmangën përmasat e gjenocidit të tillë”, ka shkruar kreu i Kuvendit. /Express/

veseli-dhuna-nuk-euml-sht-euml-zgjidhje-n-euml-asnj-euml-rrethan-euml_hd

Temat
LajmeVend

Të afërta