Ushqimet që duhet t’i shmangni nëse vuani nga tensioni

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, rekomandohet që të konsumoni ushqim me përqindje të vogël të sodiumit dhe yndyrës.

Pra, më poshtë flitet per ushqimet që duhet kufizuar apo shmangur për të mirëmbajtur nivelin e tensionit të lartë të gjakut.

Mishin e kuq

Ushqimet me yndyrë nuk janë të mira për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Një copë e mishit të kuq pa salcë përmban rreth 1,500 gramë sodium, 1,140 kalori dhe 79 gramë yndyrë, transmeton Telegrafi.

Turshitë

Turshitë janë të pasura me vitaminë K dhe kanë pak kalori, mirëpo ato janë të mbushura me sodium. Një turshi përmban mesatarisht rreth 570 gramë sodium, sasi e cila është më shumë se një e treta e sasisë së rekomanduar brenda dite.

Prandaj, nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut është mirë të kufizoni konsumimin e turshive.

Sheqerin

Ushqimet me kalori ekstra dhe të mbushura me sheqer ndikojnë në fitimin e peshës. Obeziteti është shkaktari kyç për tensionin e lartë të gjakut, e veç kësaj, kilet e tepërta janë të dëmshme për zemrën, si dhe e zvogëlojnë qarkullimin e gjakut.

Kripën

Kripa përmban shumë natrium, gjë që e rrit dukshëm tensionin e gjakut. Veç kësaj, kripa shkakton dëme direkte në zemër dhe arterie.

Alkoolin

Konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton rritjen e tensionit te lartë të gjakut. Prandaj, rekomandohet që njerëzit me tension të lartë të gjakut të shmangin konsumimin e alkoolit, apo të pinë në sasi modeste.

Preferohet që gratë dhe meshkujt mbi 65 vjeç të pinë një gotë birrë në ditë, ndërsa meshkujt më të ri se 65 vjeç të pinë dy gota birrë në ditë.

Temat
Shëndet

Të afërta