Sabri Hamiti deputetëve: Po folni n’hava…

Në vazhdimin e tretë të seancës plenare, Kuvendi i Kosovës shqyrtoi tri raporte vjetore: atë të RTK-së, ZRRE-së dhe KQZ-së.

Por, megjithëse në momentin e votimit në sallë ishin të pranishëm 72 deputetë, votuan më pak se 60 prej tyre.

Pas debatit të sotëm në Kuvend për tri raportet e prezantuara të tri institucioneve të pavarura kuvendi miratoi vetëm njërën nga to, ai për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Në vazhdimin e tretë të seancës plenare, Kuvendi i Kosovës shqyrtoi tri raporte vjetore: atë të RTK-së, ZRRE-së dhe KQZ-së. Por, megjithëse në momentin e votimit në sallë ishin të pranishëm 72 deputetë, votuan më pak se 60 prej tyre.

Kryesuesi i seancës Sabri Hamiti pas diskutimeve e mos-pjesëmarrjes në votim, kërkoi prezencën elektronike të deputetëve në sallë. Dolën 72 deputetë e votuan më pak se 60.

“Kjo i bjen që krejt ato që i keni thanë janë kot. E kur vjen puna e vendosjes s’jeni as për, as kundër, as abstenim. N’hava”, u tha Hamiti deputetëve.

I pari në rend dite ishte raporti për Radiotelevizionin e Kosovës. Në emër të Komisionit për Media, këtë raport e prezantoi deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku.

“Ky ka qenë një ndër vitet më të vështira për RTK-në,” tha Izmaku. Ajo më pas tregoi edhe qëndrimin e grupit parlamentar të PDK-së i cili pas shqyrtimit përkrahu këtë raport.

Ndryshe nga PDK, mendon partneri i koalicionit LDK.

Në emër të këtij grupi parlamentar foli deputetja e LDK-së, Alma Lama.

“LDK ka vlerësim tjetër për RTK. Këtij televizioni të formuar nga kuvendi i ka munguar kontrolli nga kuvendi. Raporti vazhdon të ketë mangësi të mëdha. RTK vazhdon të punësojë njerëz pa kritere. Paradoks: në njërën anë punësohen shumë njerëz, e në anën tjetër blihen emisione. Pse punësohen pra këta njerëz?,” tha Lama.

E më të ashpër se LDK ishin grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Në emër të këtij subjekti foli Shqipe Pantina, e cila tha se ky raport është jo ligjor.

“Ligji kërkon që raporti para se të vijë në kuvend duhet të miratohet nga bordi i RTK-së, e në fakt ky raport nuk është miratuar nga bordi. Kështu kuvendi po shqyrton një raport që nuk është ligjor,” tha jo.

Në fund ky raport nuk u miratua. Megjithëse në sallë ishin 72 deputetë, për këtë raport nuk kishte kuorum, votuan vetëm 59 deputetë. Respektivisht 36 vota ishin për, 13 kundër dhe 10 abstenime.

Më pas kuvendi shqyrtoi raportin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015.

Për ZRRE-në deputetët patën shumë ankesa.

Kryetarja e komisionit për legjislacion nga VV, Albulena Haxhiu prezantoi këtë raport, por pati shumë shqetësime.

“Shqetësim për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por këtu fajin kryesor e mban Isa Mustafa. Po ashtu është auditivi i KQZ-së për partitë politike, s’ka auditim të mirëfilltë,” tha ajo duke shtuar se komisioni rekomandon votimin e tij.

Ndërsa kur doli në emër të partisë, tregoi qëndrimin kundër.

Albulena Haxhiu, tha se GP i VV-së ka shqyrtuar këtë raport.

“Shqetësuese është që serbët kanë votuar me dokumente të Serbisë. Mbetet shqetësuese deklarata e znj. (Valdete) Daka e cila ka thënë se ligji nuk e përcakton cilat dokumente të cilit shtet duhen. Po ashtu kemi pjesëmarrje shumë e ulët e mërgatës në zgjedhje, vetëm 2000 mijë votues, për shkak të procedurave burokratike të KQZ”, tha Haxhiu.

Por përfaqësuesja e komisionit për buxhet dhe financa, Safete Hadërgjonaj, tha se pas shqyrtimit të raportit financiar, ky raport përmbush obligimet ligjore dje i rekomandon kuvendit.

Në fund të debatit, raporti u votua dy herë. Herën e parë votuan 59 deputetë e të dytën 71. Megjithëse në tentativën e dytë pati kuorum, deputetët nuk e kaluan as këtë raport.

Me 71 vota, 30 ishin për, 21 kundër e 20 të tjerë abstenuan.

Raporti i tretë dhe i vetmi që kaloi, ishte ai i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Me 53 vota për, 6 kundër e 6 abstenime, pas kritikave, deputetët e kaluan raportin e 2015-tës.

Sot Kuvendi miratoi propozimin e Kryesisë për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.

Në fund të kësaj mbledhjeje, me votim të fshehtë, Kuvendi zgjodhi Nenad Llaziqin anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, me mandat 5-vjeçar.

Temat
LajmeVend

Të afërta