Padyshim se ky është një ndër momentet më interesante të finales mes Portugalisë e Francës, ku protagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo.
‘Ylli’ i Portugalisë u detyrua të braktiste fushën e lojës si pasojë e një dëmtimi në pjesën e parë, por mbështetja e tij për skuadrën erdhi nga stoli – ku në disa raste dhe luante rolin e trajnerit.
Përveç instruksioneve që i jepte si trajner, Ronaldo në një moment, nga emocionet dhe frustrimi, e goditi në këmbë Adrien Silvan, i cili bëri sikur ndjeu dhimbje.
Pas ndeshjes gazetarët pyetën Silvan edhe për këtë moment interesant në stol, i cili tha se nuk ndjeu dhimbje, por dëshironte të bënte pak shaka me Ronaldon pasi me të vërtetë ishte me shumë emocione. /Express/