Pluhur i madh në TC “Kosova A”, ankohen banorët Obiliqit (Video/Foto)

Është mbuluar nga pluhuri zona përreth Termocentralit Kosova A në Obiliq, si pasojë e daljes së filtrave nga funksioni.

Kjo i ka shqetësuar banorët e asaj ane dhe autoritet e komunës së Obiliqit, raporton lajmi.net.

Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur një gjë e tillë ku zona përreth Obiliqit është e mbuluar me pluhur që po e shkakton “Kosova A”, dhe se ky shqetësim i tyre nuk është duke u zgjidhur tash e sa kohë nga korporata. Kjo është bërë një gjë e përsëritshme për ta, e sidomos gjatë vikendeve ose fundjavave dhe pas orarit të punës.

Temat
LajmeVend

Të afërta