Pamje të reja të iPhone 7 (Foto)

Përderisa iPhone i ri tashmë është duke u prodhuar, interesimi se si do të duket celulari i ri po rritet gjithnjë e më shumë.

Kemi parë shumë fotografi që pretendonin se shfaqnin celularin e ri të Apple, dhe një fotografi e re e publikuar në BGR tregon pamjen më të mirë deri më tani të iPhone 7.

Në fotografinë e publikuar shihet një iPhone 7 4.7 inç në dizajn të artë, transmeton Gazeta Express.

Logoja e kompanisë Apple shihet qartë në celularin që pretendohet të jetë iPhone 7, pa ndonjë detaj tjetër. E publikuar fillimisht në internet nga ueb-faqja TechTastic, fotografia pretendon se shfaqë celularin ende në prodhim të Apple.

iphone-7-rose-gold-nowhereelse-1_1468246149-8157806

Temat
Teknologji

Të afërta