Manushaqe Nura, e fuqishme me uniformë, elegante kur e zhvesh atë (Foto)

E përkushtuar dhe strikte ndaj rregullave që ia imponon detyra, togerja Manushaqe Nura tash e 8 vjet po i shërben Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një intervistë dhënë për Kolona.al. ajo ka folur rreth jetës së saj, duke e shpalosur edhe anën tjetër. Ajo, kur zhvesh uniformën, del jashtë rregullave që i ofron detyra, ndërsa vazhdon një jetë të zakonshme si çdo femër tjetër, e bukur si me apo pa uniformë, por tani edhe më elegante, shkruan lajmi.net.

Uniforma për të do të thotë: Detyrë! Nderë! Atdhe, ndërsa sa është kjo e vështirë për një femër, Nura shprehet.

“Sa i përket rregullave të ushtrisë, do të thosha që femrat janë të ndërtuara në natyrë që të jenë të përpikta, andaj rregullat ushtarake do të i konsideroja si pjesë e natyrës së femrës. Sa i përket vështirësive, femrat e kanë më të vështirë në disa aspekte, gjithmonë duke u bazuar në natyrën e punës që kërkohet. Për vete do ta cekja vështirësinë kryesore e që përfshinë aspektin fizik. Por kur them vështirësi, nuk do të thotë që është e pa arritshme, sepse në të gjitha ushtritë që kam parë, kam takuar një numër të madh meshkujsh që janë pjesë e ushtrisë, por stagnojnë ose kanë vështirësi në aspektin e arritjes së standardeve të kërkuara fizike. Kuptohet si në të gjitha institucionet ashtu edhe në ushtri ka llojllojshmëri, jo domosdo në të gjitha degët ushtarake kërkohet performancë e lartë fizike. Në disa degë të caktuara ushtarake ka shumë zotësi të tjera që kërkohen para asaj fizike, andaj ne asnjëherë nuk duhet të ngutemi me argumentin që femrat nuk janë për ushtri, sepse në mendimin tim, në shekullin 21 ekzistenca e ushtrisë pa prezencën e femrës në radhët e saj në shumë degë të ndryshme pa dyshim që do të vështirësohej”.

10547614_10203940104716005_6902910368920587213_n

T’i ndajë dy ‘detyra’ në të njejtën kohë për Manushaqen është shumë kënaqësi, këtë e thotë edhe vetë, ndërsa e dëshmojnë fotografitë se sa bukur duket elegante.

“Parapëlqej që përkundër faktit që kam një profesion të tillë, të ruaj natyrën femërore. Nga të gjitha veshjet civile unë ndihem shumë mirë kur mbaj veshur rroba klasike, dhe kur dukem shumë femërore. Të bësh këtë diferencë drastike është sikur të jetosh dy jetë në të njëjtën kohë, gjë që unë e bëj me shumë kënaqësi”, shprehet ajo.

11705346_10205774058923714_622651766629237983_n

11181915_10205382853743829_2412544280031375515_n-768x768

Jeta e saj prej momentit që ka filluar të mirret me këtë punë ka ndryshuar për së miri, dhe vetë ajo thotë se ky profesion në shumicën e rasteve të bën lartëpamës, përcjellë lajmi.net.

Ajo e ka ndërmend të vazhdoj duke punuar me përkushtim të madh në FSK ku synimet e largëta të saj drejt FAK-ut nuk mungojnë.

Manushaqe Nura e ka edhe një këshillë për femrat që e duan uniformën, të cilat i motivon me këto fjalë.

“Gjithçka që kalon kufijtë e guximit tuaj është një sfidë e madhe, por njëkohësisht ofron adrenalinë dhe çaste të pa harruara. Zona e rehatisë është një zonë e mirë që nuk ka shumë stres dhe shumë sfida, por ajo është për njerëz që nuk aspirojnë shumë dhe duan të kenë vetëm një jetë të qetë. Ndërsa kënaqësia është kur shkelë kufijtë e rehatisë, sepse vetëm atëherë fillon t`a prekësh ndjenjën e suksesit dhe ngritjes, që shtynë ëndrrat tua të ngriten në qiell”./lajmi.net.

13649473_1139251869430852_676757603_n

1001986_10202599390238981_9108222360479001198_n

Temat
Showbiz

Të afërta