Lajme

Kusari-Lila dyshon se u vodh me qëllim

By FIRST CHANNEL

July 11, 2016

Në orët e hershme të mëngjesit, në parkun e Gërmisë në Prishtinë, i është thyer vetura kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Përpos dëmeve materiale, kryetares i janë vjedhur edhe kuleta, në të cilin kishte dokumenta të rëndësishme.

Kusari-Lila në një prononcim për “Indeksonline” thotë se nuk është në dijeni pse i është bërë ky sulm, mirëpo nuk e përjashton mundësinë që t’i jetë bërë edhe qëllimisht.

“Çdo ditë me të shkoj në Gërmi, e parkoj në vendin e njëjtë, ka pas edhe vetura të tjera. Sot pas orës 5:00 kur ne zakonisht nisemi e kam parkuar në vendin e zakonshëm edhe jam nisur vrap. Kur jemi kthy ora 7:00 e kam pa që xhami është i thyer. Brenda ka qenë gjitha në gjendje jo të rregullt. Aty kam pas kuletën të cilën e kanë marrë. Kanë qenë kartelat e bankës, leja e njoftimit si dhe patent shoferi. Afër meje ka pas makina tjera të cilat kanë qenë më të mira se kjo, mirëpo nuk e di pse e kanë zgjedh këtë me e thy”, ka thënë ajo.