Lajme

Komentuesit në Facebook duan pushkatimin e Mehmet Krajës! (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 11, 2016

Akademik Mehmet Kraja erdhi sërish me një shkrim të ‘fortë’ dhe provokues për vlerat dhe antivlerat e instaluara në shoqërinë kosovare të pas luftës.

Me titullin “Letër myslimanëve të Facebook-ut”, Kraja qysh në fillim kërkon që debati të zhvillohet në paqe dhe dialog, shkruan lajmi.net

Por si duket kjo nuk u vërejt nga lexuesit gjaknxehtë të cilët duket se ende pa i rënë në fund të tekstit, se për me lexua dy herë as që bëhet fjalë, kanë shkruar komente nga më të ndryshmet.

Janë rreth 1 mijë komente në tekstin e postuar nga autori në profilin e tij në facebook. Kraja e dinte mirë kujt po i drejtohej.

Madje ai ua la një porosi në fund të shkrimit. “5. Tani, ju e keni radhën”. E këta vërtet e morën radhën dhe shkruan çka është një e zezë për akademikun.

Sharje e ofendime nga më të ndryshmet, e çka është më keq, edhe komente të tilla si “Atë duhet pushkatuar”.