Fun

Kjo shtëpi e zakonshme, përbrenda ka një enterier që do ta donte secili fëmijë (Foto)

By Dijart Dyla

July 11, 2016

Në Shrewsbury të Anglisë, ndodhet një shtëpi e zakonshme që ka një kat e gjysmë, por brenda ka diçka ‘magjike’.

Një entuziaste e filmave të Harry Potter, pasi i ka vizituar studiot ku janë bërë filmimet, ka vendosur ta ndryshojë enterierin e shtëpisë së saj, transmeton Telegrafi.

Charlotte Kyriakou ka shpenzuar 18 muaj dhe afro 30 mijë euro, në këtë renovim të pazakontë, për ta shndërruar një pjesë të shtëpisë me dhomën e ngrënies që përngjanë me atë të Hogwarts.

Gruaja 31-vjeçare ka punuar vet shumicën e orendive, si dhe ka blerë gjësende të ndryshme që janë gati të njëjta me ato të filmit.

Ndryshimet që i ka bërë Kyarikou, po i pëlqejnë shumë burrit të saj Andrew, si dhe fëmijëve Eleni, Max dhe Kiri.

Të vegjlit që janë gjashtë, katër dhe trevjeçar, po mburren me këto ndryshime, dhe po i tregojnë me krenari te miqtë që po u vijnë në vizitë.

P