Kjo është pritja madhështore që iu bë heronjve portugezë në Lisbonë (Foto)

Heronjtë e Portugalisë kanë mbërritur në tokën e tyre si fitimtarë të një gare kaq të madh për herë të parë në histori.

Kthimi në shtëpi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe pritja absolutisht spektakolare.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij kanë përshkuan rrugët kryesore të Lisbonës, duke takuar një det njerëzish.

Dukej se në Portugali kishin ngecur akrepat e orës, të gjithë në festë pas vërshëllimës së fundit të Parisit.

Vetëm festë, një atmosferë e papërsëritshme. E gjithë Lisbona në ekstazë, por edhe e gjithë Portugalia, jo vetëm në tokë, por edhe në ajër me avionë që lëshonin koloret e përfaqësueses.

Të gjithë falënderonin luftëtarët e “Stade de France”.

Dy autobus të hapur bën gjiro nëpër qytet dhe mbi të qëndronin kampionët e rinj të Evropës.

Me pas përfaqësuesja portugeze u prit në Pallatin Presidencial nga numri 1 i shtetit, Marcelo Rebelo de Sousa.

Djemtë e trajnerit pragmatik Fernando Santos pozonin gjithandej, firmosnin pa fund me fansat e etur, për një foto dhe autograf, të cilat merrnin kuptim me të madh në ditën më të lavdishme të futbollit portugez.

362A056B00000578-3684274-image-a-1_1468250957985

362A319B00000578-3684274-image-a-3_1468250979688

3627E97B00000578-3684274-Star_man_Ronaldo_posted_this_picture_of_him_hugging_the_Euro_201-a-122_1468241690981

3628CB1900000578-3684274-Cristiano_Ronaldo_holds_aloft_the_European_Championship_title_af-a-116_1468241690686

3629C5E100000578-3684274-image-a-143_1468244718738

3628EC2F00000578-3684274-image-a-132_1468242049344 (1)

3628E5E200000578-3684274-After_landing_back_home_Portugal_s_players_quickly_boarded_an_op-a-125_1468241691065

362A41F200000578-3684274-image-a-6_1468251093654

Temat
BotëSport

Të afërta