Jahjaga: Srebrenica, tmerri më i madh që përjetoi Evropa pas LDB-së

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, konsideron se Evropa me Srebrenicën ka përjetuar masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore.

“Masakra e Srebrenicës është tmerri më i madh që ka përjetuar Evropa që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa vazhdon të jetë ankthi më i madh për mijëra nëna, gra, motra e vajza të viktimave”, ka shkruar Jahjaga, transmeton lajmi.net

Postimi i saj:

Sot është 21 vjetori i Masakrës së Srebrenicës, gjatë së cilës nga forcat serbe u vranë mizorisht mbi 8 mijë burra e djemë boshnjakë.

Masakra e Srebrenicës është tmerri më i madh që ka përjetuar Evropa që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa vazhdon të jetë ankthi më i madh për mijëra nëna, gra, motra e vajza të viktimave.

Këtë ditë kujtojmë viktimat dhe shpresojmë që familjarëve të 126 të vrarëve që varrosen sot t’u jetë lehtësuar dhimbja, duke pasur një varr për ta qarë.

Heshtja e Serbisë, mosgatishmëria e saj për kërkim falje dhe refuzimi për ta përdorur fjalën gjenocid kur flet për Srebrenicën, është e papranueshme.

Shumë varre ende janë të zbrazta, shumë varrë mbesin të hapura. Duhet të jemi këmbëngulës në kërkim të drejtësisë dhe insistues në përcaktimin e përgjegjësisë. Vetëm në atë mënyrë do të sigurohemi që tmerri që përjetuan vendet tona të mos rikthehet më.

Temat
LajmeVend

Të afërta