Ja çfarë do të bëj Arta Bajrami pas lindjes (Video)

Këngëtarja Arta Bajrami këtë vit është më pak aktive se vitet tjera, pasi që ajo është shtatzënë dhe po pret me padurim e me shumë kënaqësi lindjen e fëmijës së saj të dytë.

Projektin e saj të fundit të titulluar “Më shumë se gabim” ajo e ka realizuar në janar të këtij viti, kurse projektin më të ri ajo pret ta sjellë në treg pas lindjes dhe këtë e ka konfirmuar edhe në emisionin e fundit të “Prive”­së.
Sido që të jetë, Arta me opusin e pasur të këngëve të saj vazhdon të jetë e dashur dhe e adhuruar nga fansat e shumtë.

Andaj, ajo shpesh poston këngët e saj për me shumë se gjysëm milioni fansa që i ka në Fan Page.
Një këngëtare dhe një nënë si Arta, vazhdon të jetë nga yjet e estradës që shkëlqen çdoherë dhe në pafundësi.

Publiku, gjithsesi, me padurim e pret projektin e saj të rradhës, për të cilin edhe Arta poashtu menjëherë pas lindjes shpreson t’i qases punës për realizimin e projektit dhe të gëzojë pafund fansat e saj, të cilët çmenden për idhullin e tyre
që e duan aq shumë.

Temat
Showbiz

Të afërta