Gratë e Srebrenicës falënderojnë Vlora Çitakun

11 korriku i vitit 1995 ishte dita kur në Srebrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosur. Me rastin e përvjetorit të kësaj masakre, gratë e këtij vendi kritikuan ashpër Mirsada Colakovicin, ambasadoren e Bosnjës në Këshillin e Sigurimit.

Sipas tyre, diplomatja boshnjake nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për çështjen e masakrës të kryer nga Serbia. Mirëpo, këto gra, nëpërmjet një letre, thanë fjalë të mira për Vlora Çitakun, ambasadoren e Kosovës në SHBA, shkruan Indeksonline.

“Ambasadorja Colakovicka nuk guxoi ta thotë asnjë fjale, sepse populli ynë është ende nën thundrën e një partie e cila ka po ata njerëz që na shkaktuan dhimbje dhe gjenocid. Përderisa zonja Colakovic ka frikë, atë frikë nuk e ka Ambasadorja e Kosovës, e cila foli qartë dhe me një anglishte të përkryer para OKB-së. Më vjen keq që nuk e keni dëgjuar fjalimin e sajë, në të cilin, në mënyrë kronologjike i numëroi një nga një krimet qe ka bërë Serbia. Duke ia përkujtuar që Serbia është kreatore e të gjitha krimeve nga Derepada deri në Triglavë, e duke përmendur disa here Bosnjën tonë dhe posaçërisht Srebrenicën”, thuhet në reagimin e grave nga Srebrenica.

LETRA E PLOTË:

E pabesueshme! Ambasadorja e Bosnjës në OKB nuk ka guxuar të lexoj, e lëre më të flasë para OKB për gjenocidin, apo për çka do që lidhet me Srebrenicën.

Të gjithë e kemi të qartë nga kush i merr instruksionet dhe kush vendos veto për këto çeshtje. Një përulje e pa besueshme po u bëhet viktimave të popullit tonë para institucioneve botërore. Asgjë nuk ka ndërruar nga ato ditë me vapë të korrikut 1995 kur vrasësit serbë dhe mercenarët e tyre ia mësynë Srebrenicës në gjah të shpirtrave boshnjak.

Ajo, Ambasadorja Colakovicka nuk guxoi ta thotë asnjë fjale, sepse populli ynë është ende nën thundrën e një partie e cila ka po ata njerëz që na shkaktuan dhimbje dhe gjenocid.

Përderisa zonja Colakovic ka frikë, atë frikë nuk e ka Ambasadorja e Kosovës, e cila foli qartë dhe me një anglishte të përkryer para OKB-së

Më vjen keq që nuk e keni dëgjuar fjalimin e sajë, në të cilin, në mënyrë kronologjike i numëroi një nga një krimet qe ka bërë Serbia. Duke ia përkujtuar që Serbia është kreatore e të gjitha krimeve nga Derepada deri në Triglavë, e duke përmendur disa here Bosnjën tonë dhe posaçërisht Srebrenicën. Ia përmendi të gjitha atë qartë, me aq vendosshmëri, pa iu lëkundur qerpiku, e Dacicin nuk e zinte vendi vend nga sikleti Kur shihte se si ambasadoret e OKB e ndiqnin me vëmendje ambasadoren e bukur dhe të mençur të Kosovës tek sa ia përmendte një nga një krimet në një anglishte të përkryer. Daqiçi e dinte mire që luftën aty e kishte të humbur dhe e shihte me plot urrejtje ambasadoren e bukur dhe të mençur.

Sa do të doja që të gjithë ta dëgjonit fjalimin e saj, sikur të ishte Ambasadore e Bosnjës, mu duk sikur të ishte Ambasadore e të gjithë neve.

Askush nuk do t’ju mbrojë nëse nuk keni dinjitet, nëse nuk e mbroni veten.

E nderuara Ambasadore e Kosovës, zonjë e bukur, e mençur dhe e Drejte, të falënderoj në emrin tonë .

Temat
LajmeVend

Të afërta