Botë

Emocionuese: Fëmija portugez ngushëllon tifozin e Francës (Video)

By FIRST CHANNEL

July 11, 2016

Finalja e “Euro 2016” mes Portugalisë dhe Francës ishte shumë emocionuese për tifozët në mbarë botës.

Por, ata që e përjetuan më së shumti ishin tifozët në tribuna. Një video që është postuar pas ndeshjes, ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale ku shihet një tifoz i Francës duke qarë pas ndeshjes – i cili ngushëllohet më pas nga një vogëlush me fanellë të Portugalisë.

Portugalia arriti të shpallet kampion i Evropës për herë të parë në histori pasi mposhti në finale Francën me golin e shënuar nga Eder në minutën e 109’të. /Express/