Çoi 500 kg peshë, i eksploduan enët e gjakut në kokë (Video)

Eddie Hall është bërë personi i parë në botë që ka ngritur ndonjëherë peshë prej 500kg – por që për pak vdiq pasi enët e gjakut në kokë i eksploduan.

Burri i fuqishëm me nofkën “Bisha”, e arriti këtë rekord në Leeds Arena, Angli gjatë këtij vikendi.

Para një turme njerëzish, Hall u incizua duke marrë frymë thellë para se të kalonte sfidën, transmeton Gazeta Express.

Më pas, ai ngriti peshën prej 500kg, duke mahnitur kështu publikun. Ai ra në gjunjë pasi ngriti peshën, dhe anëtarët e stafit të garës dhe ekipi i tij vrapuan për ta “shpëtuar” atë.

Enët e gjakut në kokë i eksploduan atij pasi ngriti një peshë kaq të madhe, dhe pati gjakderdhje nga hunda, por për fat të mirë shpejtë u rimëkëmb.

Shikojeni momentin:

Temat
Fun

Të afërta