Berisha dhe Strakosha në fazën përgatitore

Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha nisin punën për sezonin e ri me skuadrën e Lazios, edhe pse e ardhmja e tyre mbetet ende e paqartë.

Për gardianin e Kombëtares Shqiptare, situata mbetet e komplikuar edhe pse ai është përzgjedhur nga trajneri Simone Inzaghi për të fluturuar bashkë me skuadrën drejt resortit malor në Auronzo Di Cadore për fazën përgatitore.

Në listën e trajnerit italian, Berisha figuron bashkë me Strakoshën, kroatin Vargic dhe të riun Borrelli, ndërsa Marcheti mbetet me pushime pas grumbullimit me Italinë në Euro 2016.

Berisha ka një kontratë deri në vitin 2017 dhe gjatë ditëve të fundit është përfolur për një interesim të klubeve angleze me në krye Evertonin, por portieri i lindur në Prishtinë kërkon të fitojë besimin e Inzaghit për të thyer hierarkinë e krijuar në skuadrën badhekaltër.

Mundësitë për të siguruar vendin e titullarit janë të mëdha pasi Marchetti mund të zgjedhë ta vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër, por gjithsesi një emër që mund t’i prishë punë në këtë drejtim është edhe kroati Vargiç. Në krahun tjetër, Stakosha duket se ka shumë pak mundësi ta vazhdojë sezonin me skuadrën e parë.

Pas huazimit te Salernitana, ai është rikthyer në kryeqytet, por klubi ka nisur punën për t’i gjetur një skuadër të re dhe brenda disa ditëve, situata mund të bëhet më e qartë.

Temat
BotëSport

Të afërta