Basha në Serie A?

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha pritet të largohet nga Luzerni.

I huazuar stinorin e fundit tek Como në Serie B, mesfushori nga Theranda së bashku me ekipin e tij u larguan në Serie C1.

Kështu Migjeni është rikthyer tek Luzern pas huazimit dhe në pritje të ofertave të reja.

Mediat në Itali kanë raportuar se Basha pritet të rikthehet përsëri në elitën e futbollit italian.

Është skuadra e rikthyer në elitë, Crotone e cila ka shprehur interesim për ta transferuar Bashën.

Gjatë ditëve në vijim pritet të merret vesh e ardhmja e mesfushorit nga Therranda.

152615hp2

timthumb-2_zpsadb46b91

Temat
BotëSport

Të afërta