Apeli i ish-skllaves së seksit të ISIS: “Ju duhet të na ndihmoni të dalim nga ai ferr”

Ish skllavja e seksit e mbajtur peng për 3 muaj nga ISIS,e cila ishte përdhunuar në mënyrtë të panumërt nga xhihadistët ka bërë një apel prekës për të gjithë Britanikët që nuk i duan emigrantët në vendin e tyre.

Nadia Murati, Kandidate e Çmimit Nobel të Paqes, i ka bërë thirrje shtetit ishullor që sapo ka lënë BE-në të pranojë sa më shumë nga vargu i emigrantëve që largohen nga ferri i Lindjes së Mesme.

Në moshën 19 vjecare, Nadia u rrëmbye, torturua dhe përdhunua nga ISIS, makth që iu desh ta duronte për tre muaj ku u mbajt si skllave seksi.

Theksojmë se para disa ditësh ISIS dogji te gjalla 19 vajza sepse ato nuk pranuan të kryenin marrëdhënie seksuale me ta.

Temat
BotëLajme

Të afërta