Sara Kapo, vajza e cila u solidarizua për vajzat e prekura me kancer, tashmë është bërë temë diskutimi në media.
Protagonistja kryesore e bashkëpunimit muzikor të dy këngëtarëve të mrekullueshëm, Flori Mumajesit dhe Ledri Vulës, tashmë ka rrëmbyer zemrat e shumë adhuruesve me një paraqitje super të bukur në klipin e ‘Beautiful’, shkruan lajmi.net.
Një këngë e kompletuar si kjo, pa vajza të zhveshura, pa vetura luksoze, ka filluar të klikohet e shpërndahet nga një numër i madh njerëzish.
Për të treguar se pamja e jashtme nuk është vetë bukuria e njeriut, por shpirti e luan rolin e vetë, këtë e dëshmon vetë Sara në klipin e lartëpërmendur.
Sara, tashmë mike e Ledrit dhe Florit në një video të postuar ra në grackën e këtij të fundit, ku po mendonte se po fotografohej.
Dyshja duken shumë energjik dhe pozitiv, ashtu si në klip.