A do ta përfaqësojë Era Shqipërinë në Eurosong ? (Video)

Në një sondazh online të quajtur “Wiwi vision”, Era Istrefi rradhitet në vendin katërt nga 70 shtetet pjesëmarrëse, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Senzacioni i këngës “BonBon” Era Istrefi, e cila tashmë ka thyer çdo rekord sa i pëket klikimeve në YouTube është përfshirë në një sondazh në portalin online Wiwibloggs, garë kjo e cila quhet Wiwivision që përcjellë Eurovisionin çdo vit.

Istrefi është renditur e katërta nga 70 këngët konkurruese nga mbarë Evropa duke grumbulluar 239 pikë. Quditërisht kënga nuk duket shumë e pëlqyer per juritë e shteteve duke marrë kështu mbi 200 pikë vetëm nga votuesit. Por këngëtarja nuk duket se ka shprehur deri më tani ndonjë interesim për një pjesëmarrje të tillë./21Media/

Temat
Showbiz

Të afërta