Vajza e liderit të NISMA për Kosovën Fatmir Limaj, ka kujtuar nënën e saj të ndjerë.
Lala Limaj, përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ka kujtuar nënën e cila ka ndërruar jetë vite më parë.
Ajo gjithashtu i ka kushtuar edhe disa fjalë mjaftë prekëse, transmeton Gazeta Blic.
Nënë ti shkove n’tjeter bote e ketu më le mua . Me sun ta degjoj nga ti fjalen bije te dua .
Te morri Zoti ty moj Nane, e me la mua pa ty. Merzitem shume moj nane, qe me s’mund te shoh ne sy. Shpesh mendoj per ty nene .
E kujtoj ditet qe kaluam bashk, prej qe vdiqe ti moj nane, ne zemer mu formua nje boshllek.
Kur afrohem te varri yt , Syt me mbushen plot me lot. Nene ti me le mua , dhe shkove ntjeter bote.
Te gjithe me shiqojne moj Nene, ndoshta ju dhimbsem une. Oj Nane te gjithe e kan ditur se te kam dashur shume.
Kur fle naten Nene, une vetem per ty mendoj. Do te doja te kem prane , dhe ftyren tende ta ledhatoj.
Edhe pse sot moj nene po behen plot gjashte vite prej kur ti le fizikisht kete bote, per vajzen tende ti je ende e gjalle.Madje, je me e gjalle se kurre ne mendjen dhe zemren time. E tille ke qene,dhe po e njejta do te mbetesh gjithmone. Do te dua pergjithmone mamushi jem ❤️