Botë

Përleshje mes tifozëve jashtë stadiumit ku po luhet finalja (Foto)

By Dijart Dyla

July 10, 2016

Ka shpërthyer dhuna jashtë stadiumit Stade de France, në të cilën është duke u zhvilluar finalja e Evropianit, Portugali-Francë.

Reuters raporton se deri te përleshja ndërmjet tifozëve dhe policisë franceze ka ardhur si pasojë e mos lejimit të tifozëve që të hyjnë në hapësirën e “Fan Zone”, pasi është arritur numri i caktuar.

Fansat e revoltuar janë përleshur me policinë, ndërsa kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre si dhe kanë djegur mbeturina. Në anën tjetër policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Fansat e revoltuar janë përleshur me policinë, ndërsa kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre si dhe kanë djegur mbeturina. Në anën tjetër policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.