Legjenda e Unitedit: 100 mil ia vlenë për Pogban

Legjenda e Manchester Unitedit, Bryan Robson, thotë se ylli i Juventusit, Paul Pogba i ka “hak” 100 milionë euro.

“Natyrisht, të hollat që United duhet të paguajë për të kthyer atë janë marramendëse”.

“Po flas si dikush që në vitin 1981 erdha te Unitedi si transferi rekord i Britanisë”.

“Njerëzit kanë kritikuar atëherë sepse un kushtova 1.5 milionë funte”.

“Tash po flasim për një rekord prej 100 milionë eurosh, një lojtar i cili u largua nga Unitedi për asgjë sepse kishte probleme me Fergusonin”.

“Por, vështirë është të vësh një çmim tjetër për kualitetin e këtij djaloshi”, potencoi Robson.

Manchester United midfielder Bryan Robson, 1988.(Photo by Pascal Rondeau/Getty Images)

Pogba

Temat
BotëSport

Të afërta