Kush është protagonistja në klipin e Ledrit e Florit?! (Foto)

Projekti “Beautiful” nga Flori dhe Ledri Vula është pritur shumë mirë nga publiku. Së paku tash në fillim kur ka vetëm dy ditë që është publikuar.

Një projekt ndryshe me një kauzë të veçantë. Projekte të tilla me domethënie të tillë, rrallë sjellin këngëtarët shqiptarë. Por kjo këngë me muzikë të bukur e lehtë të kapshme, erdhi para pak ditësh nga Flori Mumajesi dhe Ledri Vula, shkruan lajmi.net.
Edhe klipi i është përshtatur shumë mirë këngës. madje mund të cilësohet gjithashtu i veçantë. Aty nuk ka dridhje e përdridhje vajzash bukuroshe. Nuk ka as vetura luksoze që bëjnë xhiro të pakuptimta.

Në këtë videoklip, nuk ka as pishina të mëdha që merren me qira sa për të xhiruar tre kuado.

Por asnjëra prej këtyre elementeve nuk e bën këtë klip të veçantë sa protagonistja e tij.

Ajo është Sara Kapo, një vajzë e cila edhe pse në moshë të re, duket se ka një shpirt të madh. Sara ka dhuruar flokët për fëmijët e prekur me kancer.

E kështu, të gjithë elementët si teksti, muzika e klipi, janë ndërthurur në mënyrë perfekte në këtë projekt që mbulohet nga mesazhi se: “E bukura gjendet brenda jush..”, shkruan lajmi.net.

Kjo është për të sensibilizuar njerëzit që të mos paragjykojnë pamjen e jashtme dhe se bukuria nuk është vetëm ajo që duket. Ose në shumë raste, pamja e jashtme nuk është fare bukria e njeriut.

Por të gjitha këto elemnet, përcillen me mesazhin që shpërndan Sara, protagonistja e klipit e cila përcjellë shumë pozitivitet në videon e këngës “Beautiful”.

Megjithatë, Sara e cila në dukjen e parë në këtë klip, është një vajzë e zakonshme, në të vërtetë nuk është edhe aq e panjohur. Sara është vajza e aktores së njohur Ema Andrea.

Për ata që mund të mos e kujtojnë mirë, aktorja Andrea është edhe anëtare e jurisë në spektaklin ‘dancing With The Stars-Albania” e cila në edicioin e fundit të tij, gjithmonë bënte vizatime në trup duke sensibilizuar opinionin për çështje të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Edhe në këtë rast, aktorja e e njohur shqiptare është krenare për projektin në të cilin vajza e saj është zgjedhur si imazh i këngës së duetit Vula-Mumajesi.

Këtë gjë ajo e ka shpërdarë edhe në profilin e saj në Instagram, duke shkruar “My beautiful…”.

Përndryshe, Sara njihet për angazhimin e saj nëpër fushata të ndryshme sensibilizimi, për të cilat ka thënë se nuk ka parapëlqyer t’i publikojë në media.

image

image

image

image

image

Temat
Showbiz

Të afërta